Ka përfunduar pjesa e parë e “El Clasico”. Barcelona dhe Reali janë ndarë në paqe, teksa e kanë mbyllur këtë supersfidë në barazim 1-1.
Madrilenët zhbllokuan të parët ndeshjen me Valverden në minutën e pestë. Benzema gjeti mjaft mire këtë të fundit, duke shfrytëzuar hapësirat në mbrojtjen e Barçës dhe Valverde nuk gaboi.
Nuk zgjati shumë avantazhi i kampionëve të Spanjës, teksa Barcelona barazoi shifrat në minutën e nëntë. Mesi pasoi mjaft mirë në qendër për Zhordi Alban, që ftoi Ansu Fatin. Sulmuesi i ri nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë.