
Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)
Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Europës mes Realit të Madridit dhe Ajntrahtit të Frankfurtit. Ndeshja e luajtur në “Olimpiski” të Finlandës është mbyllur me fitoren minimale te Realit.
Heroi i kësaj sfide ishte Alaba me golin e realizuar në minutën e 37. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkoi te Benzema, i cili e çoi te Kasemiro. Ky i fundit e kaloi tek Alaba, i cili i vetëm në zonë çon sferën në rrjetë.