Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së javës së 18 mes Borusia e Myqengladba dhe Borusias së Dortmundit. Ky takim është mbyllur në barazim 2-2. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 11 me Elvedi ndëshkoi Dortmundin me një goditje me kokë sërish pas një hutimi të mbrojtjes.
10 minuta më vonë, Dortmundi barazoi rezultatin me Erling Haland. Sanço dhuroi një asist mjaft të bukur dhe norvegjezi përshëndeti rrjetën.
Sulmuesi norvegjez nuk u ndal me kaq, pasi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 28. Haland duket i frikshëm para porte, pasi dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 32, Elvedi barazoi shufrat për Borusia Myqengladba.