Sport 3 Dhjetor 2022, 16:47

Përfundon pjesa e parë/ Holanda mposht Amerikën, “tulipanët” me një këmbë në çerekfinale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon pjesa e parë/ Holanda mposht Amerikën,

Përfundon pjesa e parë/ Holanda mposht Amerikën, “tulipanët” me një këmbë në çerekfinale (Video)

Përfundon pjesa e parë e raundit të 1/8 të Kupës së Botës. Holanda ka mundur Amerikën me rezultatin e pastër 2-0. Për “Tulipanët” realizoi Memfis Depaj në minutën e 10.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Holanda dyfishoi shifrat. Dumfris nisi një tjetër pasim në qendër nga e djathta, këtë herë ishte Blind i cili gjuajti në kuadrat dhe gjeti golin.

Aksioni i parë i mirëfilltë i holandezëve dhe menjëherë erdhi goli me Dumfris, i cili pasoi në qendër për Depajin. Ky i fundit nuk gaboi me gjuajtjen e tij duke dërguar topin në rrjetë.

Rasti i parë erdhi për kombëtaren e Amerikës, që shpërdoroi një mundësi shumë të mirë me yllin e Çelsit, Kristian Pulisiç.

Heroi i ndeshjes kundër Iranit, të fituar 1-0 falë një goli të tij që i siguroi kualifikimin në 1/8-at amerikanëve, u gjend i vetëm përballë portierit Nopprt.

Pulisiç kërkoi të godiste menjëherë drejt portës, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri holandez, i cili shmangu një gol që dukej i sigurt.

Sport Amerika Holanda Kupa e Botës