Përfundon pjesa e parë e javës së 10 të Serisë A. Interi ka mundur minimalisht Bolonjën.
Zikaltërve u kanë mjaftuar 15 minuta për të zhbllokuar shifrat me Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg, në supermoment karriere, ka shfrytëzuar një krosim nga krahu, por fillimisht u ngatërrua.
Topi ngeci aty dhe më pas ishte lojë fëmijësh që ta shtynte në rrjetë.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren minimale të Interit, zikaltërit gjetën edhe golin e dytë në këto 45 minuta me Ashraf Hakimi. Merita më e madhe për golin i shkon Brozoviç për asistin perfekt. займы на карту срочно