Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales së Champions League që po zhvillohet në Paris mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.
Të Kuqtë ishin më të rrezikshëm dhe më kërkues se madrilenët gjatë 45 minutave të para, duke shkuar shumë afër golit me Salah dhe Mane, me këtë të fundit që u ndal nga një pritje madhe e Kurtua dhe shtylla.
Los Blancos u zgjuan në fundin e pjesës së parë dhe arritën të shënonin me Karim Benzema në minutën e 45 të ndeshjes.
Megjithatë, festa e sulmuesit francez dhe e madrilenëve është prishur nga ndërhyrja e VAR-it, që anuloi golin për një pozicion jashtë loje të Benzema.