Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Brazil-Serbi, 45 minutësh i cili është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në minutën e 13, Nejmar provoi të realizonte golin më të bukur të Botërorit deri më tani, por nuk arriti t’ia dilte.
Pak minuta më vonë, Kasemiro goditi nga distanca, por portieri i Serbisë, Milinkoviç Saviç neutralizoi gjithçka.
Radhën më pas e pati Rafinja, ideja e të cilit u kuptua mjaft mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin.