Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që mbyll javën e 11 të Kategorisë Superiore. Partizani vazhdon ecurinë pozitive. Të kuqtë kanë mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Skënderbeut, duke i zhytur korçarët në krizë rezultatesh. мастер подбора рефинансирования
Kryeqytetasit zhbllokuan sfidën në minutën e 14. Një aksion spektakolar i Malës nga e djathta bëri që sfera të shkonte te Rrapaj, i cili nga distanca lëshoi një predhë të pakapshme për Rexhepin.
6 minuta më vonë, SKënderbeu riktheu baraspeshën. Rrapaj humbi topin para zonës së vet dhe i dha mundësinë Berishës që të harkonte për Mensah. Ky i fundit nuk gaboi me kokë në shtyllën e parë.
Në minutën e 27, Partizani gejti golin e avantazhit. Pas zhvillimit të një goditjeje nga këndi, Stenio Zhunior uli topin për Carën, i cili me gjoks e shtyu në rrjetë. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, e pastaj VAR-i, pas 3 minutash pritje, konfirmoi golin e rregullt.