Sport19 Nëntor 2022, 18:21

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria mposht Armeninë, Skuka i jep avantazhin kuqezinjve me aksion perfekt

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria mposht Armeninë, Skuka i

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria mposht Armeninë, Skuka i jep avantazhin kuqezinjve me aksion perfekt

Përfundon pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Armeni të luajtur në “Air Albania”. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin minimal skuadrën armene.

Tanët e nisën në sulm takimin, madje në minutën e tretë pretenduan për 11-metërsh. Skuka shpërtheu në zonë pas një asisti perfekt të Asllanit, ndërhyrja e një prej mbrojtësve bëri që ai të rrëzohej në tokë. Gjyqtari bëri shenjë që ndeshja të vazhdonte rregullisht.

Por më pas u sinjalizua nga VAR-i dhe pas vëzhgimit në fund nuk akordoi penallti.

Ndërkohë vetëm pak minuta më pas Shqipëria pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh.  Pas një harkimi nga e djathta, Laçi gjuajti me kokë por portieri i armenëve devijoi topin, i cili më pas u ndal nga shtylla.

Ekipi i drejtuar nga Edi Reja zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28. Asllani dha një pasim perfekt për Çokajn i cili uli topin për Skukën. Ky i fundit nuk gaboi me gjuajtjen e tij dhe kaloi në avantazh kuqezinjtë.

Sport Armenia ndeshja miqësore Shqipëria