Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që ngriti siparin e javës së 9 në Kategorinë Superiore. Vllaznia ka mundur me shifrat e pastra 2-0 skuadrën e Kastriotit.
Shkodranët zhbllokuan shfrat në minutën e 10. Aralica gjeti rrugën e golit pas një përgjumje në mbrojtjen e Kastriotit.
9 minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Bërdariç gjeti edhe golin e dytë. Ardit Hoxhaj shënoi me kokë nga goditja e këndit. Sulmuesi vlonjat rikthehet te goli.