Aktualitet 7 Mars 2022, 19:09

Përfundon procesi i numërimit të votave, Celibashi: Zgjedhjet të rregullta, KQZ nuk ka marrë asnjë denoncim për shitblerj

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon procesi i numërimit të votave, Celibashi: Zgjedhjet

Përfundon procesi i numërimit, Celibashi: Zgjedhjet të rregullta, KQZ nuk ka marrë asnjë denoncim për shitblerjen e votës

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ka konsideruar të rregullt procesin zgjedhor të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Përmes një deklarate publike në mbyllje të numërimit, Celibashi u shpreh se KQZ nuk ka marrë asnjë denoncim për shitblerje të votës, megjithatë ka pasur disa ankesa nga subjektet politike për votimin familjar në disa qendra votimi.

“Nuk u zhvillua votimi në tre qendra votimi në Shkodër, për shkak të kushteve ekstrme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë. Në ditën e votimit nuk ka patur denoncime të karakterit administrativ. Nga komunikimet që ne kemi patur me përfaqësuesit e partive politike, kemi patur dissa shqetësime për votimin familjar, apo dhe problematika të karakterit organizativ adinistrues nga komisionerët, të paktën për KQZ-në nuk rezulton të ketë patur patur denoncime për shitblerjen e votës, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, se ndoshta dikush ka evidentuar fenomene të tilla. Nëse janë nën përgjegjësinë e KQZ-së për t’i trajtuar t’i prezantojë pranë institucionit tonë, nëse janë të tilla që konsiderohen si vepra penale t’i depozitojë pranë organeve kompetente”, tha Celibashi.

Aktualitet Celibashi Përfundon procesi i numërimit të votave