Aktualitet 1 Shkurt 2019, 11:02

Përfundon takimi; Ministrja Shahini asnjë konkluzion për afatin e dhënë nga pedagogët, shtyhet afati deri në 16:00

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon takimi; Ministrja Shahini asnjë konkluzion për afatin e

Pedagogët marrin vendimin drastik dhe kushtëzojnë Ramën: Ke afat deri më 1 shkurt, ndryshe do përballesh me bojkot dhe grevë!

Ka përfunduar takimi i Ministres së Arsimit me 6 përfaqësuesit e Asambleve të UT-së. Në një deklaratë për shtyp, pedagogu Mark Marku, u shpreh se nuk kishte një përgjigje konkrete në këtë takim të zhvilluar.  Ministrja Shahini, shtoi ai, nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesat, porse foli në terma të përgjithshëm. Këtë reagim të Ministres Shahini, Marku dhe kolegët e tij e konsiderojnë si mospërgjegjësi ndaj kërkesave të bëra.

E megjithatë, Asambleja ka vendosur të presë deri në darkë për marrjen e një përgjigjeje nga Ministria e Arsimit. Nëse deri në afatin e përcaktuar nuk do ketë akoma asnjë përgjigje, vendimi do të jetë serioz dhe drastik, nga ana e Asamblesë së UT-së.

 

Aktualitet ministrja pedagoget Takim