Sport21 Maj 2022, 17:39

Përfundon telenovela Mbape, si e refuzoi ylli francez Realin e Madridit për rinovimin me PSG-në

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon telenovela Mbape, si e refuzoi ylli francez Realin e Madridit

Përfundon telenovela Mbape, si e refuzoi ylli francez Realin e Madridit për rinovimin me PSG-në

Kilian Mbape duket të ketë pranuar rinovimin me skuadrën e PSG-së, pas një propozimi “të çmendur” që kampionët Francës i kanë bërë sulmuesit. 

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme italiane, Mbape do të zyrtarizojë një rinovim 3-vjeçar me parizienët në mbrëmjen e sotme dhe ka njoftuar edhe presidentin e Realit, Florentino Prez për këtë vendim. 

Disa nga kushtet e kontratës që ylli francez ka firmosur duken të pabesushme për shkak të mënyrës se si roli i tij në skuadër do të ndryshojë pas këtij rinovimi. 

Mbape do të ketë mundësinë të zgjedhë trajnerin e skuadrës së bashku me drejtuesit e klubit. Ai gjithashtu do të bashkëpunoje me drejtorin sportiv lidhur me objektivat e merkatos dhe cilët duhet të jenë futbollistët që do të afrohen. 

Ai gjithashtu do të këtë mundësi të zgjedhë dhe futbollistët që do të qendrojnë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto pa harruar një pagë neto prej 100 milion eurosh në sezon, pas taksave që do të paguhen nga klubi. 

Një rinovim ky që do të ishte i vështirë për t’u refuzuar nga cilido lojtar tjetër kudo në botë. 

Sport Kilian Mbape PSG Real Madrid sulmuesi francez