Kronike21 Gusht 2019, 20:43

Përgjaken sërish rrugët e vendit, humbasin jetën 2 persona pas aksidentit në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti
Përgjaken sërish rrugët e vendit, humbasin jetën 2 persona

Janë zbuluar emrat e 2 viktimave që humbën jetën sot në një aksident, ku u përplasën dy automjete ‘’Benz’’ në Lushnje në orët e para të mëngjesit. Njëri prej drejtuesve të mjetit, i cili humbi jetën quhet Idajet Toshkëllari 64-vjeç. Ajo është e moshuara Hatixhe Hatia, 62-vjeçe. Të dy viktimat ndodheshin në njërin prej automjeteve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksi Fier-Lushnje. Drejtuesi tjetër i makinës 29-vjeçari E.GJ. është shoqëruar në komisariat për të zbardhur të plotë shkaqet e kësaj aksidenti fatal.

Njoftimi i plotë:

Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kronike