
Përgjaket nata e ndërrimit të viteve! Aksident rrugor në Bulqizë, ndërron jetë 24-vjeçari
Nata e ndërrimit të viteve është shndërruar një tragjedi për familjen Tasha në Bulqizë, ndërsa Sokoli 24-vjeç ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat Punto’, kur ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin Bulqizë-Maqellarë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.