Bota 1 Janar 2019, 21:06

Përgjaket Viti i Ri, 2 të vdekur në Holandë dhe 26 të plagosur në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Përgjaket Viti i Ri, 2 të vdekur në Holandë dhe 26 të

Përgjaket Viti i Ri, 2 të vdekur në Holandë dhe 26 të plagosur në Itali

Dy persona kanë vdekur në Holandë në aksidente nga përdorimi i fishekzjarreve gjatë natës së Vitit të Ri.

Një person humbi jetën në një shpërthim të shkaktuar nga fishekzjarret në Enschede, ndërsa një tjetër në Friesland afër detit Wadden.

Hetimet për këto dy ngjarje vazhdojnë ende dhe nuk është mbërritur ende në ndonjë përfundim.

Festime ka pasur pothuaj edhe në të gjitha sheshet e Italisë dhe pavarësisht ndalimeve nuk kanë munguar aksidentet nga përdorimi i fishekzjarreve artizanale.

Në province e Milanos, një i ri ndodhet në gjendje të rëndë pas humbjeve të duarve dhe plagosjes në kokë, ndërsa në Napoli dhe qytete të tjera sipas bilancit të policisë të plagosurit kanë qenë 215 persona

Bota