Bota27 Qershor 2022, 09:54

Përgjigja e luftës në Ukrainë po bëhet gabimi i dytë i Bidenit

Shkruar nga Pamfleti
Përgjigja e luftës në Ukrainë po bëhet gabimi i

Një rrugë  rrëshqitshme e mbushur me një sërë zgjedhjesh të këqija e pret administratën Biden. Një paqe kompromisi, të cilën pjesa më e madhe e botës me sa duket e dëshiron për arsye të ndryshme personale, në mënyrë të pashmangshme do të fillonte me negociata.

Shkruan William Moloney, The Hill

Braktisja me shpejtësi dhe në kaos e Amerikës nga Afganistani, pa u konsultuar dhe mbështetur nga aleatët, më pak se një vit më parë ishte një tronditje e madhe për aleancën e NATO-s, duke ngritur dyshime të rënda për gjykimin, stabilitetin dhe besueshmërinë e SHBA-së si lider i botës së lirë.

Tani, në peizazhin që ndryshon me shpejtësi, të luftës së Ukrainës, ne po shohim shenja ogurzezë se SHBA mund të jetë duke e udhëhequr NATO-n në drejtim të një poshtërimi strategjik edhe më të keq, një rikonfigurim dramatik të strukturës gjeopolitike të botës.

New York Times raportoi së fundmi për një vizitë të 16 qershorit në Kiev nga krerët e katër vendeve të NATO-s , Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë ,gjatë së cilës ata i dhanë një mesazh të dyfishtë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në nivelin publik liderët perëndimorë demonstruan mbështetjen e tyre kundër agresionit rus duke i ofruar Ukrainës një rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ata “nuk i premtuan vendit armë shtesë të rënda në shkallën që thotë se duhet të zmbrapsë një përparim të përgjakshëm rus në lindje.”

Udhëheqësit evropianë iu përmbajtën me kujdes politikës së administratës Biden duke këmbëngulur se “ata nuk po i bënin presion zotit Zelensky të pranonte një marrëveshje paqeje me Moskën”, sipas Times. Por, siç reflektohet në zhgënjimin e dukshëm të ukrainasve, liderët kryesorë të BE-së po sinjalizonin qartë kufijtë e mbështetjes së tyre.

Ky qëndrim i ri evropian e vendos tani administratën Biden në brirët e një dileme ndoshta të pazgjidhshme, siç raportoi David Goldman në një artikull të fundit të Asia Times. Me luftën që ka arritur në një fazë kritike, ekonomia botërore është duke u rrëmbyer nga goditjet e furnizimit me energji dhe ushqim të furnizuar më parë nga Rusia dhe Ukraina. Goldman pohon se Amerika mburret se “do të përzejë Putinin nga pushteti, shkatërrojë kapacitetin e Rusisë për të bërë luftë dhe përgjysmojë madhësisë e ekonomisë ruse, duken qesharake në retrospektivë.”

Presioni po rritet mbi Presidentin Biden, i cili deri më tani nuk ka shkaktuar asnjë kundërshtim nga kërkesa e Ukrainës për rivendosjen e plotë të kufijve të saj para 2014-ës.

Një rrugë  rrëshqitshme e mbushur me një sërë zgjedhjesh të këqija e pret administratën Biden. Një paqe kompromisi, të cilën pjesa më e madhe e botës me sa duket e dëshiron për arsye të ndryshme personale, në mënyrë të pashmangshme do të fillonte me negociata. Nëse Rusia nuk lejohet të vazhdojë fitimet e saj territoriale gjatë negociatave, do të kërkohet një armëpushim dhe historikisht, këto përfshijnë ngrirjen e ndarjes ekzistuese territoriale midis luftëtarëve. Siç kemi mësuar nga Koreja, Lindja e Mesme dhe marrëveshje të tjera të tilla, këto linja të përkohshme të demarkacionit shpesh evoluojnë në kufij de facto të përhershëm.

Rusia ka bërë fitime strategjike territoriale, kështu që një rezultat i tillë do të ishte katastrofik për Ukrainën dhe poshtërues për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, meqenëse liderët evropianë dhe SHBA-të deri më tani kanë refuzuar të furnizojnë arsenalin e armatimit modern që Ukraina ka thënë se i duhet për të mbijetuar, është e vështirë të shihet ndonjë skenar tjetër duke u shpalosur.

Bota Biden Rusi Ukrainë.