Pas publikimit të përgjimeve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, SPAK ka pohuar se do të komunikojë të hënën me prokurorinë italiane
Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.
E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.
Në një deklaratë për ‘Ora News’, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se “hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali” dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri “do të vendosim pasi të komunikojmë me palën italiane.”
Sipas SPAK-ut, pasi ato të njihen me dosjen dhe nëse do ketë diçka në lidhje me Shqipërinë do të vendoset nëse në vendin tonë do nisin apo jo hetimet. Mes të arrestuarve është edhe Antionio Gallo, i cili është akuzuar si sekser i grupit “Ndragheta” dhe ka edhe një biznes në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Përgjimet zbulojnë se Gallo synonte që të pastronte paratë e mafias, duke gjetur kontaktet në Tiranë, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe në kryeqytetin shqiptar.
SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.
Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.
Emrat shqiptarë të përmendur në përgjime janë Neherik Baçi dhe një vajzë Odeta Hasaj, e cila ka marrë masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.