Politike20 Qershor 2019, 07:36

Përgjimet e ‘BILD’, Balla “lëshon” ministrat: Kushdo që ka përgjegjësi të dënohet!

Shkruar nga Pamfleti
Përgjimet e ‘BILD’, Balla “lëshon” ministrat:

Gazeta gjermane Bild ka publikuar mbrëmjen e se mërkurës 10 përgjime të reja, megjithëse gazetari i saj Peter Tiede kishte paralajmëruar se do të publikoheshin mëngjesin e së enjtes. Në rreth 13 minuta përgjime të zbardhura, dëgjohen të flasin aktorë të ndryshëm politik, por edhe persona të tjerë. Bisedat telefonike lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve në qarkun e Dibrës.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi në emisionin Open se prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash. Nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet, tha Balla.

Socialisti ka theksuar ndër të tjera se audiopërgjimet janë përgatitur në landmarkun e kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës dhe ngjajnë të njëjtë me përgjimet e Babales. Balla përmendi edhe një emër në emisionin ku ishte i ftuar, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndjekje penale apo janë thjesht shashka për diversion politik. “Personi që është marrë me përgjimet është një djal i quajtur Indrit..” – tha Balla.

Politike