Politike 5 Janar 2023, 11:51

Përgjimet e Çapjave në Elbasan, Taulant Balla: Kam paditur Sali Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Përgjimet e Çapjave në Elbasan, Taulant Balla: Kam paditur Sali

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur poshtë zërat se Partia Socialiste është distancuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas akuzave që rëndojnë mbi të lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Gjithashtu Balla zbuloi se ka depozituar padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se emri i kreut të grupit socialist ndodhet në përgjimet e Çapjave në Elbasan.

Kryetari i grupit parlamentar të PS flet edhe për draftin e amnistisë fiskale por edhe për avokatin e popullit për të cilin thotë se do ta zgjedhë qeveria.

“Ahmetaj nuk ka munguar në asnjë prej seancave parlamentare që për mua është indikatori kryesor i performancës dhe detyrimeve që ka çdo anëtar i grupit parlamentar. Ka pasur një sulm mediatik ndaj Ahmetajt sesa thelb  brenda çështjeve të pretenduara. Kuvendi ka bërë hetimet e veta dhe nuk ka asnjë referencë ndaj Ahmetajt. Ata që ngrenë akuzat nuk mund të japin dhe verdiktin”, tha ai për MCN.

Në lidhje me akuzat e Sali Berishës për përgjimet me grupin e Çapajve në Elbasan, Balla tha se e ka paditur në gjykatë ish kryeministrin.

“Unë kam një standart që duhet ta ndjekin të gjithë. Ka një akuzë, bëj kallëzim. Mirë të bësh atë që bëj unë, padi penale. Padia penale është dorëzuar që në komunikimin tim të fundit me ju.”, tha ai.

Ardian Çapja i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë sqarime në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë.

Në seancë ai lëshoi akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës, ku kanë mbetur të vrarë antarë të fisit Çapja.

 

Politike Ahmetaj Balla Berisha