Kreu i grupi parlamentar të PS-së Taulant Balla, tha sot para gazetarëve se lidhjet me Ndraghetën në Shqipëri duhet ti gjejnë te Lulzim Basha dhe në presidencë.
Duke iu referuar eurodeputetit Lorenzo Cesa, që del në përgjimet e prokurorisë italiane, Balla tha se ai është një mik i Lulzim Bashës dhe se së bashku kanë pasur mjaft takime edhe në Romë edhe në PE. Sa i takon rolit të Veliajt, apo një ministri në qeverinë e Edi Ramës që përmendej, Balla i refuzoi akuzat, ndërsa nxiti publikisht SPAK-un, që të bëjë një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës.
“Unë jam kryetar i delegacionit shqiptar në PE, dhe mund tiu them me bindje të plotë që eurodeputeti që përmendet është miku i ngushtë i Lulzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë, shkoni dhe pyesni Lulzim Bashn. Duhet të bëhen hetime të plota dhe të thella, meqënse bëhet fjalë për një eurodeputet me emër, mund të pyesni Lulzim Bashën, unë besoj se isha i qartë në sqarimin që bëra.
Më vjen keq që iu i bini anës, pasi ata që janë përmendur realisht me emër i keni në presidencë, dhe miq të kryetarit të opozitës. Unë përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikimet përkatëse, por po iu them që kjo është një çështje që po hetohet. Ora news ka çështje të hapura në këtë drejtim dhe unë nuk dua tiu hyj atyre akuzave”,u shpreh Balla.
Kujtojmë që në përgjimet e antimafias përmendet emri i europarlamentari, Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.
Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime, ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.