Sport30 Shtator 2019, 19:53

Perisic nuk kënaqet me pak, tregon synimin e tij te Bayern

Shkruar nga Pamfleti
Perisic nuk kënaqet me pak, tregon synimin e tij te Bayern

Ivan Perisiç nuk e ka ndërmend të kthehet te Interi. Sulmuesi kroat u largua në huazim me opsion blerje drejt Bayern Munchen. Për të ardhmen e tij, Perisiç tha:

“Bayern është një nga pesë klubet më të mira në botë. Unë nuk isha opsioni i tyre i parë, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pas dëmtimit të Leroy Sane, klubi kontaktoi Interin dhe më pas agjentin tim”, shpjegoi Perisiç në një intervistë për “The Athletic”.

“Kam besuar në veten time dhe mendoj se mund ta bind klubin e Bayern që të firmosë përfundimisht me mua. Unë do të bëj gjithçka për të bërë këtë gjë të mundur”.

Perisiç iu bashkua bavarezëve gjatë merkatos së verës,si huazim me të drejte blerjeje për 20 milionë euro. Në katër ndeshje në të gjitha kompeticionet deri më tani, sulmuesi kroat ka shënuar dy gola dhe dhuruar dy asiste.

Sport Bayern Kerkese Perisic