Aktualitet11 Janar 2023, 16:06

Përjashtimet e Alibeajt alarmojnë “Foltoren”, Berisha hidhet në sulm; “luftë” e fortë për kreun e grupit parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Përjashtimet e Alibeajt alarmojnë “Foltoren”, Berisha

Prej disa ditësh ka nisur një luftë e fortë në PD për të marrë kreun e grupit parlamentar. Salianji po mbledh firma për të shkuar Alibeajn…

Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë ka alarmuar “Foltoren”. Ditën e sotme janë hedhur në sulm të gjithë, me në krye Sali Berishën. Arsyeja është e thjeshtë: Alibeaj ka prishur planet për ta larguar nga kreu i grupit parlamentar.

Sipas informacioneve, Ervin Salianji dhe deputetë të “Foltores”, po punojnë në prapaskenë të shkarkojnë Alibeajn. Prej disa ditësh janë mbledhur firma që të kërkohet shkarkimi i kryetarit aktual dhe Alibeaj dje me një lëvizje e vendit këtë plan. Ai përjashtoi Oerd Bylykbashin, Tritan Shehun, Agron Shehajn dhe Belind Këlliçin. Sipas burimeve, me praninë e tyre në grup, Salinji kishte siguruar thuajse të gjithë firmat e nevojshme, por pas vendimit të Alibeajt, atij i duhen dhe 4-5 firma të tjera që e ka të vështirë t’i sigurojë.

Për këtë arsye sot Berisha dhe besnikët e tij kanë nisur sulmet. Ish-kryeministri e akuzoi Alibeajn se zbatoi urdhrat e Ramës, teksa e shfaqi hapur simpatinë që drejtimin e grupit ta marrë Salianji. “Zbatonjës mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij. E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup kompakt, i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet”, tha Berisha.

Më herët në sulm u hodhën edhe Edi Paloka, me Luan Baçin dhe Ferdinand Xhaferrajn. “Ai akt lidhet pikërisht me firmat që kanë mbledhur shumica e deputetëve për të shkarkuar Enkeled Alibeajn. Bëhet fjalë për grupin që drejtonte Alibeaj. Ky akt që është mëse i turpshëm tregon se është në bashkëpunim të plotë me Ramën. Asnjë vendim i tillë nuk mund të merrej nga parlamenti nëse nuk do të ishte Rama në lojë. Pa një marrëveshje me Taulant Ballën dhe me Edi Ramën ky akt nuk do të kishte asnjë vlerë publike, do ishte thjesht i turpshëm siç është dhe s’do merrte asnjë vlerë juridike”, tha Paloka.

Ndërsa Ferdinand Xhaferraj e ka cilësuar si maskaradë përjashtimin e 4 deputetëve. Sipas tij ky vendim e dëmton më shumë opozitën.

Janë kolegë të respektuar që u rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam njohur nëpërmjet medias dhe flet shumë për dimensionin demokratik që ka pasur procesi i vendimmarrjes. Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. 4 deputetët janë të respektuar. Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptare. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet”, u shpreh Xhaferraj.

Kjo tregon se tani ka nisur një luftë e fortë brenda PD se kush do e mbajë grupin parlamentar. Berisha po lobon fort që të vërë në krye Salianjin, ndërkohë që Alibeaj duket se nga ana tjetër po lufton që të mos realizohet një skena ri tillë. /Pamfleti

Kryesore Alibeaj Berisha grupi