Aktualitet27 Janar 2023, 12:07

Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe disa deputetë të PD

Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Të përjashtuar për 10 ditë janë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Momi Kodheli dhe Gerta Duraku.

Kjo pas kaosit të krijuar të enjten në seancën plenare, ku opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhorannca në mes të zhurmës, së bërtiturave dhe goditjes së tavolinave.

Seanca degradoi pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

Kryesore #përjashtohet 10 ditë Sali Berisha dhe katër deputetët e tij