Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike në orën 16:00. Do jetë ambasadorja ajo e cila do shkojë në selinë blu për të zhvilluar takimin me Bashën.
Ky është ballafaqimi i parë i Kim me Bashën, pasi ky i fundit lajmëroi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.