Aktualitet 9 Janar 2023, 13:56

Përkeqësohet moti, autoritetet lëshojnë alarmin: Të merren masa për sigurimin e mjeteve në port!

Shkruar nga Pamfleti
Përkeqësohet moti, autoritetet lëshojnë alarmin: Të

Në orët në vijim pritet të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike në qytetin e Vlorës, ndaj nga autoritetet kërkohet që të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë,  të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port si dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Moti i keq parashikohet të përfshijë qytetin nga dita e sotme deri në datë 11. Bregdeti i Vlorës do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-Jug-Perëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023.

Aktualitet moti i keq