Bota19 Nëntor 2022, 07:49

Përkeqësohet moti, New York-u goditet nga stuhia e dëborës; autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Shkruar nga Pamfleti
Përkeqësohet moti, New York-u goditet nga stuhia e dëborës;

Autoritetet meteorologjike në Nju Jork kanë paralajmëruar se vendi do të goditet nga një stuhi dëbore. Të alarmuar ata shprehen se këto stuhi do të jenë më vdekjeprurëset që vendi ka parë gjatë viteve të fundit.

Reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar disa pjesë të shtetit Perëndimor të Nju Jorkut, shkruan “BBC”.

Temperaturat në vend do të shkojnë nën 0 gradë celcius, ndërsa ekspertët flasin për vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të mjegullave. Zona është izoluar nga dëbora dhe akulli.

“Masat ajrore të ftohta do t’i çojnë temperaturat 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.

Autoritetet vendase u bëjnë thirrje qytetarëve te tregojnë kujdes të madh gjatë fundjavës.

Bota #stuhi bore New York