Aktualitet24 Nëntor 2022, 09:04

Përkeqësohet situata në Lezhë, përmbyten 2350 ha tokë; e pakalueshme rruga që lidh fshatin Blinisht me autostradën

Shkruar nga Pamfleti
Përkeqësohet situata në Lezhë, përmbyten 2350 ha

Situata nga moti i keq është përkeqësuar në Lezhë. Aktualisht 2350 ha tokë është e përmbytur, 250 ha në zonën e Zadrimës, 800 ha në hidrovorin Balldre, 500 ha në fshatin Torovicë dhe 800 ha në  njësinë administrative Dajç dhe Blinisht.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

Aktualitet #Përkeqësohet situata në Lezhë moti i keq