Aktualitet20 Gusht 2022, 15:12

Perlat e Monës! Jo vetëm shapka e syze milionëshe, Kryemadhi nuk i heq vathët 1.900 dollarësh kur denoncon korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti
Perlat e Monës! Jo vetëm shapka e syze milionëshe, Kryemadhi nuk

Perlat e Monës! Jo vetëm shapka e syze milionëshe, Kryemadhi nuk i heq vathët 1.900 dollarësh kur denoncon korrupsionin

Ka pasuri sa të hajë dreqi, por një hajduti i leverdis më shumë të grabisë Monika Kryemadhin nga veshjet dhe aksesorët që mban, se sa të shkojë në pronat e saj.

Larg qoftë kjo punë, se gjëja e vjedhur nuk rividhet, po nejse.

Pasi publikuam shapkat 480 dollarëshe që Mona mbante veshur; pasi publikuam syzet 1.5 milionë lekë, që Mona mbante teksa i jepte makinës në xhiro dhe i kërkonte shqiptarëve të mbytur nga hallet, që të mendojnë pozitivisht, sot po publikojmë perlat e Monës.

E kemi fjalën për vathët.

Këta kushtojnë edhe më shumë se dy të parat, plot 1.900 dollarë.

Ajo nuk i heq nga veshi vathët perla “Tiffany”, 1.900 dollarëshe, ose mbi 2 milionë lekë.

Në faqen zyrtare të kësaj linje, këta vathë janë me ar të bardhë 18 karatësh dhe diamant brilant deri në 8 milimetër.

Teksa mban vathët, syzet e shapkat disa milionëshe, pa i hyrë rrobave apo aksesorëve të tjerë, Mona del përditë në publik dhe denoncon gjoja korrupsionin, si dhe u qan hallin shqiptarëve të varfër e të grabtiur nga pushteti. Në fakt, grabitësist më të mëdhenj të shqiptarëve janë familja Metaj-Kryemadhi, pastaj vjen familja Berisha e me radhë./Pamfleti

Kryesore Kryemadhi mijëra dollarë vathët perla