Aktualitet 2 Prill 2019, 07:26

Përleshje me thika mes të rinjëve në Elbasan, një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Përleshje me thika mes të rinjëve në Elbasan, një i

Përleshje me thika mes të rinjëve në Elbasan, një i plagosur

Mbrëmjen e djeshme një grup të rinjsh në qytetin e Elbasanit janë përfshirë në një grindje masive e cila më pas është shoqëruar me dhunë dhe përdorim të mjeteve prerëse. Për pasojë një person është qëlluar në shpatull me mjet prerës dhe ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve nga vendngjarja, i plagosuri është transportuar me urgjencë në kururgjikun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se në këtë sherr janë përfshirë të paktën katër persona dhe personi që është qëlluar me mjet prerës është 20 vjeçari Amarildo Mema.

Policia ka shoqëruar dy nga personat e përfshirë në incidentin me pasojë plagosjen për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,ndërsa një person tjetër që dyshohet së është përdorues i lëndëve narkotike ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht burimet zyrtare të policisë së Elbasanit nuk kanë dhënë detaje tē tjeta rreth kësaj ngjarje të ndodhur fare pranë qendrës së këtij qyteti.

Aktualitet një i plagosur Përleshje me thika mes të rinjëve në Elbasan