Politike23 Nëntor 2022, 13:54

Përmbytjet në Shkodër, Berisha: Rama më vodhi itinerarin, deri në Obot shkoi

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Shkodër, Berisha: Rama më vodhi itinerarin,

Ish kryeministri, Sali Berisha thotë se përmbytjet në Shkodër erdhën si pasojë e vjedhjeve qeveritare, duke harruar se çfarë ndodhi në vitin 2010 kur vetë ai ishte në qeveri.

Më tej, Berisha thotë se qeveria e ka blerë më parë energjinë me 230 euro megavatin dhe tani po e shesin me 79 euro.

Për Berishën, vërshimi i ujit erdhi pas hapjes së portave të kaskadave, që sipas tij ishte mjaft i fuqishëm.

“Përmbytja e fundit, ishte kryekëput përmbytje e diktuar nga vjedhja qeveritare. Në qoftë se ka patur një ndryshim të motit të paralajmëruar me saktësi të madhe si nga gjeoshkenca shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane… Por kjo gjë nuk ndaloi Ramën dhe Ballukun që të vidhnin energji. Hapën portat e shkarkimeve. Mirëpo Komani është me kapacitet të kufizuar.

Kërkon një përkujdesje të veçantë. Ditët që mund të prodhonin energji këta blinin energji me 230 euro megavatin, ndërkohë që sot e shesin me 79 euro megavatin. Akti I tyre është i papërgjegjshëm, pasi ligji i detyron që për çdo vendim për hapjen e portave, duhet të lajmërojnë administratën vendore. Kjo nuk ka ndodhur. Kanë hapur dy tunelet e Komanit, portat e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Kaq i madh ka qenë vërshimi, saqë ka shkëputur urën e Bahçallëkut. Nuk kishin parë ndonjëherë diçka të tillë banorët. Dhe njeriu që i përmbyti, në vend të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë gjithë zinxhirin drejtues, sdi se ç’flet. Nuk Shkoi në Shkodër, më kopjoi mua, shkoi deri në Obot dhe u kthye siç shkoi.”, u shpreh Berisha.

Politike përmbytjet në SHkodër Rama Sali Berisha