Aktualitet24 Janar 2023, 08:57

Përmbytjet në Shkodër e Lezhë/ Më shumë se 2 mijë hektarë tokë ende nën ujë; rritet niveli i Drinit dhe Bunës

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Shkodër e Lezhë/ Më shumë se 2

Situata e shkaktuar nga moti i keq në Lezhë është përmirësuar. Gjatë orëve të fundit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët pa shkaktuar probleme shtesë. Në total rreth 230 hektarë tokë bujqësore raportohet të jenë të përmbytura, konkretisht 30 ha në bashkinë Kurin dhe 200 ha në bashkinë e Lezhës. Ndërkohë qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të këtij qarku.

Ndërkohë situata në qarkun e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve ende nuk ka një përmirësim. Reshjet intensive të ditës së djeshme kanë bërë që niveli në lumin Drin dhe Liqen të rritet, ndërsa sipërfaqja e tokës nën ujë mbetet e pandryshuar, 1400 hektarë.

Gjithashtu ujësjellësi Oblika 1 është endë jashtë funksionet dhe në 15 banesa ka prezencë të ujit në oborre.

Njoftimi:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 24.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.10 ka rritje me 5 cm në orën 18.00 të datës 23.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.55 m ka rritje prej 5 cm me orën 18.00 të datës 23.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 te datës 23.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me orën 18.00 e datës 23.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre ne 15 banesa të fshatit Obot

Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete te kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme, ka ulje të nivelit prej 30 cm.

Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës

Aktualitet #Përmbytjet në Shkodër e Lezhë