Aktualitet 3 Qershor 2018, 13:52

Përmbytjet në Shkodër, premtimi që u dha ministri Bushati banorëve të Dajçit

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Shkodër, premtimi që u dha ministri Bushati

Përmbytjet në Shkodër, premtimi që u dha ministri Bushati banorëve të Dajçit

Në një bashkëbisedim me banorë të qarkut të Shkodrës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zëvëndësministrja e Shëndetsisë e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli dhe zv.ministri i Bujqësisë Dhimo Kote u përballën me problematikat e banorëve të Dajçit në kuadër të turit të llogaridhënies me temën ”Puna për Shqipërinë që duam”.

Ministri Bushati tha se qeveria po punon për implementimin e një zgjidhje përfundimtare sa i përket përmbytjeve në këtë zonë. Më tej ai shtoi se është e nevojshme që të komunikohet me banorët për ecurinë e procesit dhe hapat konkretë të ndërhyrjeve.

Por zv-ministri i Bujqësisë Dhimo Kote u shpreh se po punohet për pastrimin e lumit Buna me drag, ç’ka mendohet se do të zgjidhë përmbytjet në këtë zone.

Qëndra Shëndetsore në Dajc është një nga më të mira të Shqiperisë -vijoi zv.ministrja Rakacolli, ndërsa shtoi se banorët e kësaj zonë janë shumë të kujdesshëm në kryerjen e check-up.

Uncategorized ditmir Bushati ministri i Jashtëm