Politike22 Nëntor 2022, 14:41

Përmbytjet në Shkodër, Rama bën krahasimin me vitin 2010: Injorantët le të flasin, faktet flasin qartë

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Shkodër, Rama bën krahasimin me vitin 2010:

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mediat në lidhje me raportimin për përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se në vitin 2010, kur e djathta ishte në pushtet, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ishte 14.2 ha, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji dhe 12,145 persona u evakuuan.

Ndërsa, sipas raporteve të bashkisë Shkodër për përmbytjet në ditët e fundit, sipërfaqja e përmbytur është 1685 ha dhe 99 janë evakuuar.

“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!”, shkruan Rama në Twitter.

Politike Krahasimi me 2010 përmbytjet në SHkodër Rama