Aktualitet18 Shtator 2022, 10:53

Përmbytjet në Tropojë, pastrohen rrugët nacionale; 3 zona pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Situata e rënduar në Tropojë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duket se është përmirësuar. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Fadroma po punon për të pastruar rrugët në njësinë administrative Lekbibaj dhe aktualisht rruga është e kalueshme.

Ndërkohë pa energji elektrike janë Valbona, Margegaj dhe Fierza.

Në Tropojë kanë mbërritur edhe forcat e batalionit të bazës së mbështetjes të emergjencave civile dhe xhenios, pasi një ditë më parë reshjet e shiut shkaktuan probleme të mëdha në zonë.


smile

Aktualitet #lirohen rruget Tropoja