Aktualitet12 Dhjetor 2022, 08:34

Përmbytjet nga moti i keq, 20 familje ende të izoluara nga uji në Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut kanë pushuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës, mirëpo shumë sipërfaqe vijojnë të janë të përmbytura.

Ndërkohë, në Krujë 20 familje vijojnë të jenë të izoluara nga uji.

Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë mbrapsht, duke bërë që niveli i ujit të mos ulet.

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në qytetet veriore mirëpo Tirana s’ka mbetur pas. Disa zona, përfshirë rrugë u përmbytën pas reshjeve që kanë prekur vendin ditët e fundit. Ashtu ndodhi dhe në nënkalimin afër TEG-ut.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet moti i keq përmbytjet