Aktualitet25 Mars 2018, 06:44

Përmbytjet ua nxinë jetën shkodranëve. Shkodra kërkon autonominë! (video)

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet ua nxinë jetën shkodranëve. Shkodra kërkon

Shkodranëve u është nxirë jeta nga situata e vështirë e përmbytjeve por edhe nga mungesa totale e vëmendjes nga ana e qeverisë.

Për këtë arsye shkodranët po e mendojnë seriozisht të kërkojnë autonominë dhe të vetëmenaxhohet.
Në këto kushte, kur qeveria por as bashkia nuk janë në gjendje të bëjnë diçka për Shkodrën, me sa duket dikush ka një ide radikale: Shpalljen e autonomisë së Shkodrës!

Arben Ceni, administrator i njësisë Ana e Malit është shprehur:

Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna.
3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan po ta marrim si radhitje. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë (për të qenë të varur).

Domethënë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër, të paktën të mos ia vëmë fajin kujt. Pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto.”

Kjo është një deklaratë e bujshme në fakt dhe mbetet për t’u parë se si do rrjedhin gjërat…

Aktualitet Përmbytjet ua nxinë jetën shkodranëve. Shkodra kërkon autonominë! (video)