Aktualitet23 Nëntor 2022, 08:53

Përmirësohet moti, nis tërheqja e ujit në Shkodër e Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
Përmirësohet moti, nis tërheqja e ujit në Shkodër e

Moti është përmirësuar ndjeshëm. Mëngjesin e sotëm ka nisur tërheqja e ujit në dy qarqet problematike, Shkodër dhe Lezhë. Nga monitorimi në terren situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Vërehet nje gërreyrje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, janë të evakuara 30 krerë gjë e gjallë, të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)

Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 persona)

43 persona janë te akomoduar ne konvikte.

1 shtëpi me prezencë uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithë kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullatës të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Situata në Qarkun Lezhë , ora 8:20, datë 23.11.2022

Në territorin e qarkut Lezhe , gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje. Reshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje, gjë e cila do ndikoje negativisht në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë: Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Aktualitet moti i keq