Aktualitet 1 Shkurt 2023, 09:20

Përmirësohet situata në Shkodër, vetëm 520 hektarë nën ujë; rruga e Obotit e kalueshme

Shkruar nga Pamfleti
Përmirësohet situata në Shkodër, vetëm 520 hektarë

Situata e shkaktuar nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar. Sipërfaqja totale e përmbytur është 500 hektarë. Ka një rënie me 520 hektarë që prej ditës së djeshme. Gjithashtu, situata është përmirësuar dhe në rrugën e Obotit pasi nuk ka prezencë uji. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

“Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.60 e pandryshuar me ditën e djeshme. Niveli i Liqenit shënon 7.98 m ka rënie me 12 cm me ditën djeshme. Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 500 Ha, ka rënie me 520 Ha me ditën e djeshme. Njësia Administrative Ana e Malit 500 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit nuk ka prezence uji. Ujësjellësi Oblika 1 është vënë në funksion. Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Aktualitet përmbytjet në SHkodër