Aktualitet 7 Maj 2018, 11:57

Përpalsen 2 të moshuar në Elbasan, përmbyset një makinë në autostradën Tiranë-Durrës (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përpalsen 2 të moshuar në Elbasan, përmbyset një

Përpalsen 2 të moshuar në Elbasan, përmbyset një makinë në autostradën Tiranë-Durrës (Foto-Video)

Dy persona janë lënduar në Elbasan nga aksidentet rrugore mesditën e sotme. Aksidenti i parë është shënuar në orën 11:30 kur një makinë ka përplasur një qytetar pranë Ambulancës Qendrore.

Një 68-vjeçar ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë tip ‘Ford’. I plagosuri është transportuar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut. Një orë më pas, një tjetër aksident është shënuar në lagjen “Kongresi” në Elbasan.

22 vjeçari me inicialet A.T. banues në Hajdaraj duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 169 EV, ka aksidentuar këmbësoren A.P. 73 vjeçe. E plagosura ndodhet në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit.

Gjithashtu në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 13:00 një makinë ka dalë nga rruga nga shpejtësia duke u përmbysur. Drejtuesi i mjetit është lënduar nga aksidenti, por ndodhet jashtë rrezikut.

 

 

 

Aktualitet aksidenti në Elbasan makina e përmbysur në autostradë