
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë nga përplasja e tre automjeteve.
Njëra prej tyre është përmbysur. Sipas te dhënave 2 persona kanë mbetur te lënduar dhe janë dërguar për mjekim ne spitalin rajonal te Lezhë, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve rrethanave te këtij aksidenti nga i cili është bllokuar dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot.