Kronike31 Gusht 2018, 21:51

Përplaset me tabelën në rrugë, humb tragjikisht jetën motoristi në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti
Përplaset me tabelën në rrugë, humb tragjikisht jetën

Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Kavajë, pas një aksidenti fatal për të. Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi A. M., i cili është përplasur me një tabelë, teksa ka qenë duke lëvizur me motor.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Gosë të Kavajës.

“Më datë 31.08.2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi A. M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorr, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndëruar jetë. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, njofton policia.

Kronike aksident me vdekje Kavajë