Aktualitet 2 Shkurt 2023, 15:31

Përplasi me makinë 11-vjeçarin dhe tentoi të largohej, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi me makinë 11-vjeçarin dhe tentoi të largohej,

Mesditën e sotme një 53-vjeçar ka përplasur me makinë një 11-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjëhershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aktualitet aksident Makinë vlo re