
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kacen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019-të. 32-vjeçari u gjet fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”. Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.
Babai i viktimës Preng Mena paralajmëroi ankimin të vendimit në gjykatën e apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat. Ai kërcënon me vetëgjyqësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena.