Kronike 5 Gusht 2022, 13:30

Përplasi për vdekje të miturën në Himarë, "arrest me burg" për komisarin Arjan Tase

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi për vdekje të miturën në Himarë,

Përplasi për vdekje të miturën në Himarë, "arrest me burg" për komisarin Arjan Tase

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan Tase, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia me gomone, teksa po luante në plazhin e Potamit në Himarë.

Ashtu sikurse ishte lajmëruar, prokurorja e e çështjes Eranda Visoci ka kërkuar ashpërsimin e akuzës ndaj Tases, nga “vrasje nga pakujdesia”, sikurse e kishte referuar Policia, në ‘vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte’.

Kështu situata rëndohet për ish-komisarin, pasi në qoftë se me akuzën për “vrasje nga pakujdesia” rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite, tashmë nëse shpallet fajtor me akuzën e ngritur ditën e sotme, rrezikon deri nga 10-20 vite.

Kujtojmë se, Avdia humbi jetën 3 ditë më parë. Ajo u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano përjashtoi përfundimisht nga detyra shefin e Policimit në Elbasan, Arjan Tase, si dhe shkarkoi gjithë zinxhirin drejtues të Policisë Kufitare të Vlorës, edhe inspektorët përgjegjës, të cilët nëse do të kishin ndërhyrë më herët në të tilla raste që kërkojnë të parkojnë skafet në plazh dhe jo në port, mund të kishin parandaluar tragjedinë.

Kronike arjan tase vrasja e te mitures ne himare