Politike10 Maj 2022, 21:09

Përplasje në PS/ Erion Veliaj i del kundër Braçes, merr në mbrojtje hotelet e Tiranës dhe justifikon abuzimet me çmimet

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në PS/ Erion Veliaj i del kundër Braçes, merr

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka justifikuar batërdinë me çmimet e hoteleve në Tiranë për finalen e Conference League që do të mbahet në stadiumin Air Albania” në Tiranë. Teksa Erion Braçe ka shpërthyer në akuza dhe kritika, duket se Veliaj ka një tjetër mendim. Madje duete sikur kryebashkiaku i është përgjigjur edhe vetë deputetit socialist.

Sipas tij, ndryshimi i çmimeve bëhet nga vetë algoritmi i sistemeve online të specializuara për rezervime.

 “Dëgjova një të fundit kur thanë se “të gjithë ata që merren me hotele në Shqipëri janë spekulantë, shiko sa kanë vajtur çmimet për ndeshjen”. Por, e dini çfarë? Çmimet për një ndeshje të tillë do të shkonin po kaq kudo ku ajo të luhej. Pra, të njëjtët njerëz që para pak ditësh përhapnin panik se finalja do të luhej në një shtet tjetër dhe i gëzoheshin këtij “dështimi” të Shqipërisë, sot vajtojnë për çmimet në hotelet tona. Por, çmimet nuk i rrisin hotelet sepse në momentin kur ti futesh në aplikacione si Booking, Expedia apo Edreams, çmimi ndryshon në bazë të një algoritmi. Vërtet biletat e avionit fillojnë me 19 euro nëse e rezervoni të parët, por shkojnë 100 euro e deri në 300 euro nëse e lini për në orën e fundit”, tha Veliaj.

Veliaj tha se duke qenë pjesë e një ekonomie globale, punohet me një algoritëm të kompanive ndërkombëtare.

“Për rezervimin e dhomave të fundit çmimi rritet. Ndaj, ju lutem të gjithë atyre që kanë portale, memexhinjve, të gjithë atyre që vënë gjoba, që i shërbejnë një klienti politik, apo të biznesit, mos e shani Shqipërinë, mos i shani zanatet, mos i shani çunat dhe gocat që punojnë në turizëm, mos i shani ata që punojnë me sakrificë. Jemi pjesë e një ekonomie globale, punohet me një algoritëm të kompanive ndërkombëtare, të cilat gjithashtu prodhojnë këto lloj çmimesh kur kanë mbetur dhomat e fundit”, tha Veliaj.

Qëndrimet e tij konfirmojnë se kemi një ndarje në PS. Xhafaj i dha shuplakë sot Ramës, ndërkohë që Veliaj duket se i ka dalë kundër Braçes.

Politike brace hotele Veliaj