Sport15 Janar 2023, 20:27

Përplasje pas derbit të Londrës, portieri i Arsenalit goditet me shkelm nga një tifoz, nuk mungon as Xhaka (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje pas derbit të Londrës, portieri i Arsenalit goditet me

Përplasje pas derbit të Londrës, portieri i Arsenalit goditet me shkelm nga një tifoz, nuk mungon as Xhaka (Video)

Arsenali mposhti Totenhemin me rezultatin e pastër 0-2, në derbin e Londrës, që prodhoi spektakël dhe tension. Autogoli i Loris dhe goli i Odegard i siguruan një fitore me shumë vlera kryesuesve të Mikel Artetës, që kanë rritur ndjeshëm shanset për fitimin e titullit kampion.

Pas ndeshjes, vendasit e Totenhemit, duket se e përjetuan shumë keq humbjen, teksa situata doli disi nga kontrolli. Madje portieri i Arsenalit, Ramsdal u godit me shkelm nga një tifoz i Totenhemit, që ndodhej në tribunën prapa portës. Ky moment është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

Në këtë situatë morën pjesë edhe futbollistë të tjerë dhe nuk mund të mungonte lojtari shqiptar, Granit Xhaka, i cili siç shikohet në video, mbahet nga trajneri Mikel Arteta.

? ????????? ??? ????? ???????? ?? ????-????! pic.twitter.com/rQRDHmjP8q

— EuroFoot (@eurofootcom) January 15, 2023

Sport Arsenal derbi i Londrës Totenhem