Politike29 Qershor 2022, 13:19

Përplasje për Hartën e Re Gjyqësore/ Komisioni i Ligjeve "tallet" me Dhomën e Avokatisë, Maksim Haxhia: Dy herë kanë shtyrë mbledhjen

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje për Hartën e Re Gjyqësore/ Komisioni i Ligjeve

Harta e re gjyqësore është në kaos pasi në disa nga gjykatat e vendit avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Për këtë arsye Komisioni i Ligjeve kërkoi mbledhje me Komitetin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, një mbledhje që nuk u mbajt asnjëherë, për arsye se KLP nuk kishte kohë që të nihej me materialet.

Kryetari i  Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia ka thënë se është qesharake që të anulohet një mbledhje që është kërkuar nga vete KLP, e cila u shty edhe herën e parë.

Të hënën që kaloi ishim lajmëruar që të nesërmen do ishim në një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve për qëndrimin tonë. Çuditërisht ishte dhe e habitshme, pati një telefonatë nga kryetarja e Komisionit, e cila më tha se mbledhja ishte shtyrë për këtë të hënë sepse materiali ishte nisur në prokurorinë e KLP dhe kishin planifikuar që të ishin dhe ata në dëgjesë. Nuk është për të qeshur por më vjen për të qeshur se i thashë komitetit që nuk do bëhet mbledhja. Nuk u bë sepse KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin”, tha Maksim Haxhia.

Ditën e sotme është mbledhur Dhoma Kombëtare e Avokatisë për të shqyrtuar problemin pasi disa prej avokatëve kanë zgjedhur të bojkotojnë edhe seancat e masave të sigurimit. Kjo është problematikë thelbësore, duke qenë se sipas ligjit dhe Kushtetutës vleftësimi i arrestit duhet të bëhet brenda 72 orësh në Gjykatë, në rast të kundër arrestimi quhet i paligjshëm atëherë rrezikohet që disa dhjetëra të arrestuar të lirohen.

Sipas hartës së re gjyqësore, do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht drafti i miratuar nga Këshilli i Lartë  Gjyqësor  i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Politike Harta e re Gjyqësore