Politike 4 Korrik 2022, 10:44

Përplasje për Reformën Territoriale, Komisioni i Posaçëm në mbledhje me shoqërinë civile

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje për Reformën Territoriale, Komisioni i

Komisioni i Reformës Territoriale  ka nisur punën ditën e sotme, ku ka zhvilluar një seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Prej orës 9 kanë nisur diskutimet në komision në lidhje me reformën territoriale e cila është kundërshtuar nga shoqërisë civile. Në dy seancat e zhvilluara, shoqëria civile raporton mbi efektet që dha ndarja administrative dhe propozimet e tyre për ndarjen e re.

Përfaqësuesit e  disa organizatave kanë dhënë opinionet e tyre se pse dështoi reforma territoriale në vend. Sipas tyre shpenzimet nuk janë ulur, ndërsa një pjesë e shërbimeve u janë mohuar qytetarëve për shkak të largësisë së vendbanimeve të tyre nga njësia administrative.

Ndërkohë javën që shkoi, Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale me në krye Anilaj Denaj dhe Dhurata Çupi kanë zbuluar ekspertët e komisionit. Në mbledhjen e parë të Komisionit për këtë reformë, Çupi në rolin e bashkëkryetares u shpreh se kjo reformë ka dështuar, pasi sipas saj, nuk ka garantuar shërbim për qytetarët dhe nuk ka ulur numrin e zyrtarëve lokalë të punësuar.

Politike dhurata cupi reforma territoriale