Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit Lukaku. Futbollisti belg është acaruar në maksimum me kundërshtarin kuqezi, i cili duket se e ka provokuar me fjalë.
Gjithçka nisi pas një faulli të kapitenit të Milanit Alesio Romanjoli kundër Lukakut. Sulmuesi belg u nervozua me ndërhyrjen e italianit, ndërsa më pas është kapur me fjalë me Ibrahimoviçin në minutën e 44.
Edhe pas mbylljes së pjesës së parë, të dy futbollistët e kanë vazhduar debatin me Lukakun që ka këmbëngulur deri në tunel, ndërsa Ibrahimovicc largohet i qetë. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.
“Shko te nëna jote!”, i flet Ibrahimoviç.
“Mos qesh para meje! Flasim jashtë! Flet për nënën time?!” kthehet Lukaku i tërbuar.
Ibra Was Giving The Verbals But Went Straight Down The Tunnel. Lukaku Had To Be Held Back https://t.co/Y779jFd8Z3
— J Blanco جمال (@Jammer_Ranks) January 26, 2021
Look at ibra walking away like a winner. Losers like lukaku get so rattled
— SL (@SL_ForChels) January 26, 2021